Iu hakerua telefoni dhe e rrahën sepse u tall me princin e Arabisë Saudite, komediani arab rrëfen vështirësitë pas incidentit: Ia dolën të më heshtnin, nuk jam më…
Me qindra milionë shikime, YouTuberi Ghanem al-Masarir ishte në majë të botës. Nga apartamenti i tij në Wembley, komediani kontrovers dhe ndonjëherë ofendues po bënte bujë si kritik i familjes mbretërore të Arabisë Saudite. Por përveç fansave, ai kishte bërë edhe disa armiq të fuqishëm. Gjëja e parë që vuri re al-Masarir ishte se telefonat e tij po silleshin çuditshëm. Ata filluan të punonin shumë ngadalë, me bateritë që mbaronin shpejt. Pastaj ai vuri re të njëjtat fytyra që shfaqeshin në pjesë të ndryshme të Londrës. Njerëz që dukeshin si mbështetës të regjimit saudit filluan ta ndalonin në rrugë, ta ngacmonin dhe ta filmonin. Por si e dinin ata se ku ndodhej gjatë gjithë kohës? Al-Masarir kishte frikë se telefoni i tij po përdorej për...
Burimi:
top-channel.tv