Ithtar i Shtetit Islamik, shqiptari pranon se përgatiti sulme terroriste kundër koncertit të Taylor Swift

Ithtar i Shtetit Islamik, shqiptari pranon se përgatiti sulme terroriste kundër koncertit të Taylor Swift

Para dy vitesh në Vjenë u anuluan koncertet e këngëtares amerikane Taylor Swift për shkak se ekzistonte rreziku i një sulmi islamist. Nuk u shqetësuan vetëm 180 mijë njerëz që kishin blerë bileta për koncert, por edhe shumë njerëz të tjerë. Mediat në mbarë botën raportuan për këtë rast. Shërbimet sekrete austriake ishin paralajmëruar nga shërbimet sekrete amerikane mbi rrezikun e sulmit terrorist. Një ditë para koncertit të planifikuar policia austriake arrestoi në Vjenë dhe në krahinën Niederösterreich dy simpatizantë të bandës terroriste “Shteti Islamik”. I dyshuari kryesor ishte një 19-vjeçar me emrin Beran Aliji, me origjinë nga një lagje pranë Gostivarit, raporton A2CNN. Gjatë bastisjes së banesës së Beran Alijit hetuesit gjetën substanca kimike, pajisje ndezëse, materiale propagandistike islamiste dhe udhëzime për ndërtimin e...