Italia ul taksën e karburanteve/ Me 20 cent për litër më pak, çmimi ka shkuar në 2.1 euro
Qeveria italiane vendosi të ndërhyjë me një ulje të përkohshme të akcizës mbi naftën dhe benzinën, me qëllim të ndihmojë ne rritjen e çmimeve të karburantit. Sipas vendimit të saj, akciza mbi karburantin është reduktuar me rreth 20 cent për litër, ulje kjo që besohet se do të jetë e ndjeshme edhe pse siç shkruan Corriere della Sera, ajo është më pak sesa 25 centët për litër qe u njoftuan fillimisht. Kjo masë do të hyjë në fuqi për 20 ditë, me shpresën të lehtësojë barrën e konsumatorëve në një kohë kur në shumë pjesë të vendit, çmimi kaloi 2,1 eurot për litër. Lëvizja vjen në një kohë kur tregjet ndërkombëtare të energjisë po përjetojnë luhatje të forta, duke ndikuar direkt në koston e jetesës...
Burimi:
top-channel.tv