Italia ul taksat e karburantit për 3 javë për të përballuar rritjen e çmimeve

Italia ul taksat e karburantit për 3 javë për të përballuar rritjen e çmimeve

Këshilli i Ministrave i qeverisë së Giorgia Meloni, në mbledhjen e fundit ditën e sotme, 18 mars, vendosi uljen e taksave mbi karburantet me rreth 25 cent për litër për tre javët e ardhshme. Lajmi u bë i ditur nga kryeministrja italiane në televizionin publik RAI. “Bëhet fjalë për një ndihmë konkrete për qytetarët. Sigurisht që masa ka një afat të kufizuar, por tani italianët do të paguajnë më pak për karburantin sesa francezët, gjermanët dhe spanjollët”, deklaroi sekretari i Lega dhe zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini. Në një mesazh në rrjetet sociale, Meloni theksoi: “Qeveria jonë vazhdon të angazhohet për të përballuar rritjen e çmimeve të karburanteve, e cila është pasojë e krizës në Lindjen e Mesme. Aktivizuam menjëherë të gjithë mekanizmat që kemi në...