Italia ia thotë “boll” turizmit masiv: Vendosen kufizime në Kapri

Italia ia thotë “boll” turizmit masiv: Vendosen kufizime në Kapri

Mbingarkesa e krijuar gjatë sezonit veror nga turizmi masiv në ishullin e Kaprit, i ka detyruar autoritetet lokale të vendosin rregulla të reja dhe kufizime të forta. Kapri ka vetëm 13 mijë banorë, por përballet çdo verë me deri në 50 mijë vizitorë në ditë, çka krijon tension në porte, rrugë dhe atraksione turistike. Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, duke nisur nga sezoni i ardhshëm veror do të lejohen të zbresin në ishull vetëm grupe të organizuara me maksimum 40 persona. Vendimi është miratuar njëzëri nga këshilli bashkiak. Rregullorja e re parashikon gjithashtu që guidat turistike të grupeve me mbi 20 persona nuk do të mund të përdorin më altoparlantë gjatë tureve në qytetin kryesor. Në vend të tyre, do të përdoren kufje me...