Italia i jep lamtumirën të rinjve, viktima të tragjedisë së natës së fundvitit

Italia i jep lamtumirën të rinjve, viktima të tragjedisë së natës së fundvitit

Italia po nderon sot kujtimin e 6 të rinjve italianë që humbën jetën në tragjedinë e Crans-Montana, ku një zjarr në lokalin Le Constellation, gjatë natës së Vitit të Ri, shkaktoi rreth 40 viktima e mbi 100 të plagosur. Në Romë, në Kishën e Shën Pjetrit dhe Pavlit në EUR, u zhvillua ceremonia e variati të Riçardo Minghetti, 16 vjeç, në prani të familjarëve, miqve e qytetarëve roman të shumtë që ishin aty për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Në Bolonjë, katedralja metropolitane e Shën Pjetrit nderoi kujtimin e Giovanni Tamburi, i cili mbushi 16 vjeç më 21 dhjetor, vetëm 10 ditë nga tragjedia. Në ceremoni morën pjesë përfaqësues institucionalë si ministrja e Universitetit Anna Maria Bernini, kryebashkiaku i Bolonjës Matteo Lepore, presidenti i rajonit...