Itali/ Si skenë filmi aksion: Grabitës të maskuar bllokojnë autostradën dhe hedhin në erë mjetin e blinduar

Itali/ Si skenë filmi aksion: Grabitës të maskuar bllokojnë autostradën dhe hedhin në erë mjetin e blinduar

Një grabitje spektakolare tronditi mëngjesin e së hënës autostradën që lidh Leccen me Brindisin në Itali. Sipas raportimeve, një grup grabitësish të maskuar ndaloi qarkullimin duke përdorur makina të kamufluara si automjete policie, ndërsa vetë ishin veshur si agjentë sigurie që transportonin para. Pamjet e publikuara nga mediat italiane tregojnë momentin kur mjeti i blinduar i kompanisë Battistolli ndalet në mes të rrugës. Autorët e armatosur hapën blindin me eksplozivë dhe më pas u larguan me shpejtësi. Policia nisi menjëherë një operacion të gjerë në zonë. Shpejt u gjet e braktisur një Alfa Romeo që ishte përdorur gjatë grabitjes, ndërsa pranë saj u arrestua një burrë me kapuç, i paarmatosur. Një person i dytë, gjithashtu i maskuar, u kap më vonë teksa tentonte të largohej...