Itali/ Rekord reshjesh në Evropë, 3 metra dëborë në Prato Nevoso

Itali/ Rekord reshjesh në Evropë, 3 metra dëborë në Prato Nevoso

Pothuajse tre metra dëborë kanë mbuluar resortin e skive Prato Nevoso, duke regjistruar një nga nivelet më të larta të reshjeve të dëborës të regjistruara këtë vit në Evropë. Fenomeni tashmë konsiderohet historik, pasi thellësia e dëborës tejkalon shumë mesataren për sezonin. Reshjet intensive dhe të vazhdueshme të dëborës së ditëve të fundit e kanë transformuar rajonin malor të Piemontes në një peizazh të bardhë, me rrugë, çati dhe objekte të ‘varrosura’ nën dëbore. Imazhet nga Prato Nevoso po bëjnë xhiron e mediave evropiane, duke shkaktuar tronditje dhe shqetësim. Autoritetet lokale janë në gatishmëri të shtuar, pasi sasitë e mëdha të borës rrisin rrezikun e ortekëve dhe e bëjnë të vështirë aksesin në zonat malore. Në disa vende, u kërkua ndërhyrja e makinave për pastrimin...