Itali, Meloni në prag të humbjes së referendumit
Bota E Hënë, 23 Mars 2026 16:12 Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni rezulton të ketë humbur ngushtë referendumin mbi reformën e saj kryesore të sistemit gjyqësor. Votat “Jo” të mbështetura nga opozita siguruan midis 49% dhe 53% të votave, krahasuar me 47% deri në 51% për fushatën “Po” të qeverisë. Rezulton se për “Jo” kanë votuar 51,5% kundrejt 48,5% për “Po”. Pjesëmarrja në referendum ishte afërsisht 60%, shumë më e lartë se sa pritej pas një fushate të ashpër që zbuloi një armiqësi të thellë dhe të ndërsjellë midis koalicionit të krahut të djathtë dhe sistemit gjyqësor të Italisë. Humbja mund të shënojë një pikë kthese për Melonin, duke i hequr asaj petkun e të qenit fituese në sytë e elektoratit italian pas katër vitesh...
Burimi:
kohajone.com