Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Ishulli turistik në Koralet e Mëdha të Australisë shitet për 1.2 miliardë dollarë
Ishulli Hamilton, një nga destinacionet më të njohura turistike në Koralet e Mëdha të Australisë, është shitur për 1.2 miliardë dollarë tek kompania amerikane e kapitalit privat Blackstone. Marrëveshja u njoftua të martën, por pritet të finalizohet pas miratimit nga autoritetet rregullatore. Blackstone, me seli në Nju Jork dhe pronare e zinxhirit të kazinove dhe hoteleve Crown Resorts, deklaroi se është e përkushtuar për të mbështetur zhvillimin afatgjatë të ishullit dhe komunitetit lokal. “Ne jemi të përkushtuar për të investuar në suksesin afatgjatë të Ishullit Hamilton, njerëzve të tij, bizneseve lokale dhe komunitetit”, citohet kompania të ketë thënë sipas The Guardian. Blackstone zotëron gjithashtu hotele dhe resorte luksoze në Japoni, Indi, Maldive, Sri Lanka dhe Shtetet e Bashkuara. Familja Otley, e cila ka qenë pronare...