Ishulli grek kthehet në ‘Hollywood’/ Brad Pitt dhe ekipi i tij nisin xhirimet e filmit të ri ndërkombëtar

Ishulli grek kthehet në ‘Hollywood’/ Brad Pitt dhe ekipi i tij nisin xhirimet e filmit të ri ndërkombëtar

Ishulli piktoresk i Hydra (Greqi) është shndërruar ditët e fundit në një shesh të madh xhirimi, ndërsa përgatitjet për prodhimin e ri ndërkombëtar me protagonist Brad Pitt kanë hyrë në fazën finale. Qendra e aktivitetit është përqendruar në portin e ishullit, ku është ngritur edhe seti kryesor i xhirimeve. Sipas burimeve lokale, produksioni ka marrë me qira tre ambiente tregtare në zonën bregdetare. Njëri prej tyre po përdoret si magazinë për pajisjet filmike, ndërsa dy të tjerët janë transformuar në skena xhirimi: njëra është përshtatur si zyrë biletash për një linjë detare, ndërsa tjetra është kthyer në një kafene tradicionale, në funksion të skenave të filmit. Megjithëse përgatitjet janë drejt përfundimit, Brad Pitt ende nuk është parë në ishull. Mbërritja e tij pritet brenda ditës...