Ishte shtruar një ditë më parë në spital/ Vdekja e ish-politikanit Umberto Bossi, çfarë ndodhi me figurën e shquar italiane
Umberto Bossi, themeluesi i Lega Nord, ka ndërruar jetë ditën e sotme, në spitalin Circolo të Vareses, ku ishte i shtruar në terapinë intensive kardiologjike. Sipas raportimeve, Bossi kishte mbërritur në spital të mërkurën, i shoqëruar nga familjarët për shkak të problemeve shëndetësore. Bossi, i lindur më 19 shtator 1941, kishte 84 vjet dhe ka pasur probleme të ndryshme shëndetësore pas goditjes në tru të vitit 2004. Ai lë pas gruan, Manuela Marrone, dhe katër fëmijët, Riccardo (me Gigliola Guidali), Renzo, Roberto Libertà dhe Eridano Sirio. Vdekja e Bossit ka shkaktuar reagime të menjëhershme në botën politike italiane. Alessandro Corbetta, kreu i grupit të Lega në Këshillin Rajonal, e cilëson atë si “udhëheqësin që promovoi federalizmin, identitetin dhe lirinë e Padanisë dhe Lombardisë”. Christian Garavaglia,...
Burimi:
top-channel.tv