“Ishte shansi ynë i fundit dhe më i mirë për të sulmuar”, deklarata e Trump nga Shtëpia e Bardhë: Irani, një kërcënim i patolerueshëm në Lindjen e Mesme
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se programi raketor i Iranit kishte për qëllim të mbështeste zhvillimin e armëve bërthamore, duke e konsideruar këtë një kërcënim të patolerueshëm për Lindjen e Mesme dhe për popullin amerikan. “Ndërsa SHBA-të ishin vendi që donin ta ndalonin këtë, të gjithë ishin me ne”, tha Trump, duke theksuar se një regjim iranian i armatosur me armë bërthamore dhe raketa me rreze të gjatë veprimi do të ishte një rrezik serioz për rajonin dhe për Amerikën. Presidenti shtoi se kishte marrë vendimin për të nisur operacionet sepse ishte “shansi i tyre i fundit dhe më i mirë për të sulmuar” dhe për të eliminuar “kërcënimet e patolerueshme të paraqitura nga ky regjim i sëmurë dhe i lig”. Ai gjithashtu tha...
Burimi:
top-channel.tv