“Ishte i çmendur”/ Vrasja e 20-vjeçarit nga Shërbimi Sekret i SHBA, reagon Karoline Leavitt: Garantuan sigurinë e vendit
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka lavdëruar Shërbimin Sekret për reagimin “të shpejtë dhe me vendosmëri” në neutralizimin e të riut që hyri në rezidencën e Trump, që sipas saj ishte një person i çmendur. Ajo theksoi se oficerët federalë të zbatimit të ligjit punojnë pa ndërprerje për të garantuar sigurinë e vendit dhe të të gjithë qytetarëve amerikanë. “Është e turpshme dhe e pamatur që demokratët kanë zgjedhur të mbyllin departamentin e tyre”, shtoi ajo në një postim në platformën X. United States Secret Service është pjesë e United States Department of Homeland Security, institucion i cili është prekur nga pezullimi i pjesës më të madhe të financimit për shkak të një mbylljeje të pjesshme të qeverisë, ndërsa ligjvënësit vijojnë...
Burimi:
top-channel.tv