Ishin nisur për të marrë naftë nga Venezuela, kthehen bosh në Pekin dy anijet cisterna të Kinës
Dy anije nafte me flamur kinez që udhëtonin drejt Venezuelës për të marrë naftë bruto mes embargos së SHBA-së ndaj vendit janë kthyer mbrapsht dhe po kthehen në Azi, sipas të dhënave nga LSEG, një kompani globale e të dhënave financiare. Anijet cisternë, Xingye dhe Thousand Sunny, kishin qenë të ankoruar në Oqeanin Atlantik për javë të tëra duke pritur udhëzime për shkak të bllokadës së Venezuelës dhe krizës politike në vend pas arrestimit të Presidentit Nicolas Maduro nga Shtetet e Bashkuara. Këto anije janë dy nga tre supertankerët që përdorin vetëm rrugën Venezuelë-Kinë për të transportuar naftë bruto me të cilën Karakasi shlyen borxhin e tij ndaj Pekinit. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv