‘Ishin frymëzuar nga ISIS’/ Eksploziv pranë rezidencës së kryebashkiakut të Nju Jorkut, Zoran Mamdani
Departamenti i Policisë në New York (NYPD) u bëri thirrje qytetarëve të shmangin segmentin e East End Avenue, në Manhattan për shkak të dyshimeve për bombë jashtë rezidencës “Gracie Mansion” të kryetarit të bashkisë Zohran Mamdani. Fox News raporton se autoritetet vazhdojnë operacionin për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas dy burimeve, po hetohen dy pajisje që u hodhën gjatë protestave përpara rezidencës së kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut. Pajisja ishte e aftë të shkaktonte “lëndime serioze ose vdekje”, tha të dielën NYPD, dhe burime të shumta të zbatimit të ligjit i thanë CNN se dy burra të arrestuar në lidhje me pajisjen pranuan se ishin frymëzuar nga ISIS. Task Forca e Përbashkët Kundër Terrorizmit e FBI-së në Nju Jork po punon me NYPD-në...
Burimi:
syri.net