Ishin duke vjedhur një banesë, pronari godet për vdekje grabitësin 37-vjeçar/ Shokët e lanë të vetëm para derës së spitalit dhe…
Një grabitje e dhunshme e ndodhur në provincën e Vareses në Itali, ka përfunduar me vdekjen e njërit prej grabitësve. Burri, një 37-vjeçar nga një familje nomade, dyshohet se u plagos rëndë gjatë një përleshjeje me pronarin e banesës që tentoi të grabiste. Sipas raportimeve paraprak të ngjarjes, dy persona hynë me forcë në një apartament duke thyer derën e banesës. Brenda vilës ata u përballën me pronarin e shtëpisë, çka çoi në një përleshje fizike. Gjatë konfliktit, pronari u godit disa herë me grushte në fytyrë, ndërsa njëri nga grabitësit u plagos rëndë, me gjasë nga një goditje me thikë e dhënë nga vetë pronari. Pas ngjarjes, dy grabitësit arritën të largoheshin me ndihmën e një bashkëpunëtori të tretë, i cili po i priste...
Burimi:
top-channel.tv