Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me burgim të përjetshëm
Bota E Enjte, 19 Shkurt 2026 11:57 Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për organizimin e një “kryengritjeje” përmes shpalljes së ligjit ushtarak më 3 dhjetor 2024. Yoon tentoi të minonte rendin kushtetues duke dërguar trupa ushtarake për të rrethuar Asamblenë Kombëtare dhe duke urdhëruar arrestimin e politikanëve. Gjykata vlerësoi se veprimet e tij dëmtuan rëndë demokracinë e vendit dhe kërkonin ndëshkim të ashpër. Prokuroria kishte kërkuar dënimin me vdekje. Vendimi u prit me reagime të forta jashtë gjykatës, ku mbështetës dhe kundërshtarë të ish-presidentit u përballën me protesta dhe masa të rrepta sigurie. Kriza politike nisi kur Yoon shpalli ligjin ushtarak në transmetim të drejtpërdrejtë, duke pretenduar se vendi kërcënohej nga “forca...
Burimi:
kohajone.com