Ish-presidenti i Brazilit i nënshtrohet operacionit për hernie, si paraqitet gjendja shëndetësore e Jair Bolsonaro

Ish-presidenti i Brazilit i nënshtrohet operacionit për hernie, si paraqitet gjendja shëndetësore e Jair Bolsonaro

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, i është nënshtruar me sukses një operacioni për një hernie të dyfishtë, ka njoftuar gruaja e tij, Michelle Bolsonaro. Operacioni u realizua në një spital të kryeqytetit Brasília, pas lejes së dhënë nga Gjykata Supreme e Brazilit për transferimin e Bolsonaros, i cili po vuan një dënim prej 27 vjetësh burg për komplotimin e një grushti shteti pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022. Bolsonaro, 70 vjeç, po qëndronte në selinë e policisë federale, ku po vuante dënimin për rolin e tij në ngjarjet pas zgjedhjeve të vitit 2022. Ai u dënua për tentativën për të penguar marrjen e detyrës nga presidenti i ri, Luiz Inácio Lula da Silva. Para operacionit, Bolsonaro mbështeti kandidaturën e djalit të tij, Flávio...