Ish-presidenti Clinton dhe bashkëshortja e tij pranojnë të dëshmojnë për Epstein, shmanget vota për shpalljen në përbuzje të Kongresit

Ish-presidenti Clinton dhe bashkëshortja e tij pranojnë të dëshmojnë për Epstein, shmanget vota për shpalljen në përbuzje të Kongresit

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, dhe bashkëshortja e tij Hillary Clinton, ish-Sekretare e Shtetit, kanë rënë dakord të dëshmojnë para Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve në hetimin kongresional për financierin e ndjerë Jeffrey Epstein. Vendimi vjen vetëm pak ditë përpara një vote të paralajmëruar për t’i shpallur Clintonët në përbuzje penale të Kongresit, pas refuzimit të tyre disa mujor për t’u paraqitur para komitetit. Lajmi u konfirmua mbrëmjen e së hënës nga zëvendësshefi i stafit të Bill Clinton, Angel Ureña, i cili deklaroi në rrjetin X se ish-presidenti dhe ish-Sekretarja e Shtetit do të paraqiten për të dëshmuar dhe janë të gatshëm “të vendosin një precedent që vlen për të gjithë”. Sipas Clintonëve, ata i kanë dhënë më herët komitetit deklarata nën betim...