Ish-kryeministri izraelit e quan Turqinë ‘Irani i ri’: A po synon armikun e radhës apo zgjedhjet e ardhshme?
"Turqia është Irani i ri", tha ish-kryeministri izraelit Naftali Bennett pothuajse një muaj më parë, i cili pritet të marrë pjesë në zgjedhjet e këtij viti në vendin e tij. Në Konferencën e Udhëheqësve të Organizatave Kryesore Hebraike Amerikane, Bennett tha në anglisht se Izraeli kishte nxjerrë mësimet e tij pas sulmit të Hamasit më 7 tetor dhe luftës në Gaza, por se tani një kërcënim i ri po shfaqet në afërsi të tyre - Ankaraja. " Turqia dhe Katari kanë fituar ndikim në Siri dhe po kërkojnë ndikim në vende të tjera në të gjithë rajonin. Dhe për këtë arsye unë paralajmëroj: Turqia është Irani i ri. Erdogani është i sofistikuar, i rrezikshëm dhe po përpiqet të rrethojë Izraelin. Nuk duhet t'i mbyllim sytë përsëri", tha ai. Bennett akuzoi...
Burimi:
syri.net