Ish-kryeministri i Norvegjisë akuzohet për korrupsion, lidhjet me Jeffrey Epstein

Ish-kryeministri i Norvegjisë akuzohet për korrupsion, lidhjet me Jeffrey Epstein

Ish-kryeministri i Norvegjisë, Thorbjørn Jagland, është akuzuar për “korrupsion të rëndë” pas një hetimi policor mbi lidhjet e tij të dyshuara me abuzuesin e ndjerë seksual Jeffrey Epstein, sipas firmës ligjore që e përfaqëson atë. Firma Ligjore Elden konfirmoi për CNN se Jagland është “akuzuar për korrupsion të rëndë”, duke shtuar se ai “i mohon të gjitha akuzat”. Økokrim, agjencia hetimore e Norvegjisë për krimin ekonomik dhe mjedisor, tha se tani do ta marrë në pyetje Jaglandin si pjesë e hetimit të saj të vazhdueshëm. Drejtori i agjencisë, Pål Lønseth, tha se të enjten u kryen kontrolle në rezidencën e Jagland në Oslo, si dhe në dy prona të tjera. “Nuk mund të komentojë për ndonjë sekuestrim të mundshëm. Hetimi tani do të vazhdojë”, tha...