Ish-kreu i NATO: Trump po e përdor Groenlandën për të shpërqendruar vëmendjen nga lufta në Ukrainë

Ish-kreu i NATO: Trump po e përdor Groenlandën për të shpërqendruar vëmendjen nga lufta në Ukrainë

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka kritikuar ashpër retorikën e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me Groenlandën, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të shpërqendruar opinionin publik nga kërcënimet reale globale, veçanërisht lufta e Rusisë në Ukrainë. Në një intervistë për Financial Times, Rasmussen, i cili ka shërbyer edhe si kryeministër i Danimarkës nga viti 2001 deri në vitin 2009, shprehu shqetësimin se fokusi ndërkombëtar po zhvendoset drejt një çështjeje që, sipas tij, nuk përbën asnjë rrezik real për Evropën apo Shtetet e Bashkuara. “Jam i shqetësuar që vëmendja e botës tani është përqendruar në diçka që nuk përbën kërcënim, konkretisht në Groenlandë, një aleat miqësor i SHBA-së, në vend që të fokusohet në atë që duhet të jetë çështja...