Ish-kreu i NATO-s: Shkelje e së drejtës ndërkombëtare sulmi ndaj Iranit

Ish-kreu i NATO-s: Shkelje e së drejtës ndërkombëtare sulmi ndaj Iranit

Bota E Diel, 22 Mars 2026 14:43 Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bëri thirrje për përmbajtje dhe rikthim të dialogut diplomatik në konfliktin me Iranin, duke theksuar se sulmet e SHBA-së dhe Izraelit nuk kanë bazë në të drejtën ndërkombëtare. Në një intervistë për “El Pais”, ai mbështeti qëndrimin kundër luftës dhe nënvizoi nevojën për zgjidhje diplomatike. Stoltenberg dënoi gjithashtu dhunën e regjimit iranian dhe shprehu shqetësim për programin bërthamor. Ai theksoi sfidat në marrëdhëniet transatlantike, por shtoi se aleatët do të mbeten të bashkuar, ndërsa për ndikimin ekonomik, u shpreh se rënia e tregjeve financiare po e dëmton Norvegjinë më shumë se rritja e çmimeve të naftës.