Ish-krerët e UÇK-së në Hagë në’ kilometrin e fundit’ të gjykimit, Prokuroria: Të dënohen me 45 vite burg

Ish-krerët e UÇK-së në Hagë në’ kilometrin e fundit’ të gjykimit, Prokuroria: Të dënohen me 45 vite burg

ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) HAGË- Sot ka nisur paraqitja e deklaratave përmbyllëse në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit në Gjykatën Speciale të Hagës. Dhënia e deklaratave përmbyllëse do të përfundojë më 18 shkurt. -Më 11 shkurt pritet të bëhet deklarata përmbyllëse e mbrojtjes së Hashim Thaçit dhe deklarata përmbyllëse e mbrojtjes së Kadri Veselit, e cila do të vazhdojë më 12 shkurt dhe po në këtë datë do të bëhet edhe deklarata përmbyllëse e mbrojtjes së Rexhep Selimit. -Deklarata përmbyllëse e mbrojtjes së Rexhep Selimit pritet të vazhdojë edhe më 13 shkurt dhe po në këtë datë do të bëhet edhe deklarata përmbyllëse e mbrojtjes së Jakup Krasniqit. -Kurse, deklarata...