Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata Speciale u krijua nga shërbimi sekret serb

Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata Speciale u krijua nga shërbimi sekret serb

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, në një lidhje direkte në A2CNN, deklaroi se nuk ka qenë personalisht dakord me Gjykatën Speciale, pasi, sipas tij, ajo u krijua me mbështetjen e shërbimeve sekrete serbe. “Kur isha ambasador, duhej ta mbështesja Gjykatën Speciale sepse ashtu më thonte qeveria ime, por personalisht nuk e mbështesja sepse ishte e bazuar te raporti i Dick Marty, që ishte me mbështetjen e shërbimeve sekrete serbe, dhe Marty vendosi ta vinte në përdorim dosjen. I gjithë procesi ishte i bazuar në akuza për trafikim organesh në të ashtuquajturën shtëpi e verdhë në veri të Shqipërisë. Unë nuk isha dakord, pasi EULEX-i dhe UNMIK-u kishin hetuar dhe kishin dalë në përfundim që nuk kishte asnjë vlerë, por Këshilli i Europës bëri...