‘Iranianët po negociojnë me ne’, Trump: Khamenei duhet të jetë i shqetësuar tani
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, duhet të jetë “shumë i shqetësuar”. Komentet Trump i bëri gjatë një interviste për NBC, pjesë të së cilës janë publikuar së fundmi. I pyetur nëse Khamenei duhet të ndihet i shqetësuar në këtë moment, Trump u përgjigj: “Do të thoja se ai duhet të jetë shumë i shqetësuar”. Ai shtoi se aktualisht Irani është në negociata me Shtetet e Bashkuara, duke lënë të kuptohet se zhvillimet diplomatike mund të kenë pasoja të rëndësishme për Teheranin.
Burimi:
syri.net