Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

Irani ka nisur një valë të re sulmesh në orët e para të së mërkurës (25 mars), duke shënjestruar disa vende në Lindjen e Mesme, përfshirë Izraelin, Kuvajtin, Arabinë Saudite, Bahreinin dhe Jordaninë. Sipas medias shtetërore iraniane IRIB, Garda Revolucionare ka goditur objektiva në Izraelin verior dhe qendror, mes tyre edhe Tel Avivin, si dhe baza ushtarake të përdorura nga SHBA-të në Kuvajt, Bahrein dhe Jordani. Sulmet janë kryer me raketa të drejtuara me precizion, që përdorin lëndë djegëse të lëngshme dhe të ngurta, si dhe me dronë sulmues. Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite bëri të ditur se mbrojtja ajrore ka interceptuar dhjetëra dronë dhe një raketë balistike. Sipas njoftimeve zyrtare të publikuara në platformën X, mes orës 01:42 dhe 04:41...