Irani u zotua se do ndalojë vrasjet e protestuesve anti-qeveritarë, Trump tërheq kërcënimet për sulm ndaj Teheranit
Donald Trump është tërhequr përkohësisht nga kërcënimet për të sulmuar Iranin, duke thënë se është siguruar se vrasja e protestuesve është ndalur dhe se nuk po planifikohen ekzekutime. Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën në mbrëmje, presidenti amerikan tha: “Na është thënë se vrasjet në Iran janë ndalur. Dhe nuk ka asnjë plan për ekzekutime, kjo më është thënë kjo me autoritet të mirë.” Ai nuk ofroi detaje dhe tha se SHBA-të ende nuk i kishin verifikuar pretendimet. Trump kishte folur vazhdimisht ditët e fundit për t’i ardhur në ndihmë popullit iranian, duke thënë se SHBA-të ishin “të gatshme” nëse Irani do të fillonte të qëllonte mbi protestuesit. Por, pavarësisht raportimeve se deri në 3,428 iranianë ishin vrarë dhe se ekzekutimet...
Burimi:
top-channel.tv