Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

Policia Metropolitane e Londrës po heton një sulm me zjarrvënie ndaj katër ambulancave të organizatës bamirëse hebraike Hatzola në zonën e Golders Green, në veri të Londrës, që po konsiderohet kryesisht si krim me motiv antisemitik, ndërsa hetuesit janë duke shqyrtuar edhe një lidhje të mundshme me një grup të lidhur me Iranin. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 23 marsit 2026, kur katër ambulancave iu vu qëllimisht zjarri, duke shkaktuar shpërthime nga cilindrat e oksigjenit, por pa lënë të lënduar, megjithëse pati dëme materiale dhe u evakuuan disa banorë të zonës. Policia publikoi pamje të tre personave me kapuçë, që hodhën lëndë djegëse mbi automjete dhe më pas u larguan, ndërsa hetuesit kanë marrë në shqyrtim të gjitha pistat e mundshme,...