Irani shpall tre ditë zie kombëtare në nder të ‘martirëve’ të vrarë në protesta

Irani shpall tre ditë zie kombëtare në nder të ‘martirëve’ të vrarë në protesta

Irani ka shpallur tre ditë zie kombëtare në nder të personave të vrarë gjatë protestave të vazhdueshme në vend, të cilët autoritetet i kanë cilësuar si “martirë të betejës së rezistencës kombëtare”. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim. Sipas raportimit, presidenti iranian Masoud Pezeshkian është shprehur “thellësisht i prekur” nga humbja e jetëve dhe ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në një Marsh Kombëtar të Rezistencës që pritet të mbahet ditën e nesërme. Njoftimi është transmetuar edhe nga televizioni shtetëror iranian. Ende nuk është bërë e ditur se ku do të zhvillohet marshimi, ndërsa më herët mediat shtetërore kishin raportuar për organizimin e tubimeve mbarëkombëtare, me qëllim denoncimin e protestave që kanë përfshirë vendin. Top Channel