Irani sfidon SHBA-në: Nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit
Ministri i Jashtëm iranian, Abaz Araghchi, hodhi poshtë mundësinë që Teherani të hiqte dorë nga pasurimi i uraniumit gjatë negociatave me Uashingtonin, duke këmbëngulur se vendi i tij nuk do të frikësohej nga kërcënimi amerikan për luftë. Araghchi u shpreh në një forum të mbajtur në Teheran se Republika Islamike ka shumë pak besim tek Uashingtoni dhe madje dyshon se pala amerikane është serioze për negociatat e rinisura së fundmi. “Pse këmbëngulim kaq shumë për pasurimin dhe refuzojmë të heqim dorë, edhe nëse na shpallet luftë? Sepse askush nuk ka të drejtë të na diktojë si të sillemi. Nuk frikësohemi nga dislokimi i tyre ushtarak në rajon,” theksoi ministri, duke iu referuar vendosjes së aeroplanmbajtëses amerikane USS Abraham Lincoln në Detin Arabik. Ndërkohë, vendet perëndimore...
Burimi:
javanews.al