Irani refuzon propozimin amerikan, Trump: Përgjigja e tyre është e papranueshme

Irani refuzon propozimin amerikan, Trump: Përgjigja e tyre është e papranueshme

Irani ka refuzuar propozimin amerikan me 14 pika për një memorandum që synonte t’i jepte fund konfliktit dhe t’i hapte rrugë negociatave intensive mes palëve në luftë që prej 28 shkurtit. Teherani iu përgjigj draftit amerikan me një letër disa faqëshe, ku paraqet kushtet e veta, por pa përmendur çështjen e programit bërthamor iranian dhe rezervat e uraniumit të pasuruar. Presidenti amerikan Donald Trump reagoi duke e cilësuar përgjigjen e Iranit “totalisht të papranueshme”. Duke folur për mediat amerikane, ai tha se Amerika po monitoron nga afër rezervat iraniane të uraniumit, të cilat sipas tij “së shpejti mund të bien në duart e amerikanëve”. Trump kishte paralajmëruar më herët se Teherani do t’i kthente përgjigje planit amerikan për memorandumin e paqes, por reagimi i Iranit rezultoi larg...