Irani reagon mbi raketën në Turqi: Nuk e kemi lëshuar ne, respektojmë integritetin e saj territorial
FOTO ILUSTRUESE IRAN-Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit ka publikuar një deklaratë në të cilën mohon se ka lëshuar ndonjë raketë drejt Turqisë. Kjo vjen pasi Turqia tha dje se mbrojtja e NATO-s kishte rrëzuar një raketë që vinte nga Irani dhe po hynte në hapësirën e saj ajrore. "Ne e respektojmë integritetin territorial të Turqisë, është një vend mik dhe fqinj", thuhet në deklaratë, 24 orë pas raportimeve se një raketë iraniane ishte qëlluar në bazën ushtarake Incirlik në Turqi dhe ishte rrëzuar nga NATO. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, raketa iu afrua hapësirës ajrore turke pasi kishte fluturuar mbi Irak dhe Siri. Raketa u interceptua dhe nuk pati viktima. Presidenti Erdogan deklaroi se Turqia po “merr të gjitha masat e...
Burimi:
zeri.ai