Irani publikon flotën e tij të dronëve në tunel nëntokësor

Irani publikon flotën e tij të dronëve në tunel nëntokësor

Irani ka publikuar një video propagandistike ku shfaq kapacitetet e tij ushtarake, mes tensioneve të shtuara pas sulmeve të përsëritura ndaj Izraelit dhe disa vendeve të Gjirit. Pamjet, të shpërndara nga agjencia shtetërore e lajmeve Fars News Agency, tregojnë dhjetëra dronë të vendosur në tunele nëntokësore, si dhe raketa të montuara në platforma lëshuese. Muret e tuneleve janë të dekoruara me flamuj iranianë, ndërsa në një prej skenave shfaqet edhe një portret i liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei. Dronët e paraqitur në video ngjajnë me modelin Shahed-136, i njohur për përdorimin e tij në konflikte rajonale. Videoja përfshin gjithashtu skena të lëshimit të dronëve dhe raketave, në atë që duket si një përpjekje e Teheranit për të demonstruar fuqinë e tij të zjarrit dhe...