Irani pranon për herë të parë bilancin e rëndë të protestave, rreth 2 mijë të vrarë në dy javë trazira

Irani pranon për herë të parë bilancin e rëndë të protestave, rreth 2 mijë të vrarë në dy javë trazira

Një zyrtar iranian ka deklaruar për herë të parë se rreth 2,000 persona, përfshirë edhe anëtarë të forcave të sigurisë, janë vrarë gjatë protestave masive që kanë përfshirë Iranin gjatë dy javëve të fundit. Deklarata u bë të martën për agjencinë Reuters dhe shënon pranimin më të drejtpërdrejtë deri tani nga autoritetet për shkallën e lartë të viktimave nga shtypja e trazirave. Sipas zyrtarit, përgjegjës për vdekjet janë ata që autoritetet iraniane i cilësojnë si “terroristë”, por pa dhënë detaje të mëtejshme mbi ndarjen mes protestuesve civilë dhe personelit të sigurisë të vrarë. Protestat shpërthyen si pasojë e kushteve të rënda ekonomike dhe përbëjnë sfidën më serioze të brendshme për regjimin iranian në të paktën tre vitet e fundit. Ato zhvillohen në një moment presioni...