IRANI PERGATITET PER PUSHTIMIN AMERIKAN

IRANI PERGATITET PER PUSHTIMIN AMERIKAN

Donald Trump thotë se udhëheqësit e Iranit kanë “frikë” të pranojnë se po negociojnë me SHBA-të. Presidenti amerikan foli pasi ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, u tha mediave se Irani “nuk ka ndërmend të negociojë për momentin” dhe se vendi do të vazhdojë të “mbrojë” veten. Teherani po përgatitet për një pushtim tokësor, raporton CNN duke cituar burime të shërbimeve sekrete amerikane. Në javët e fundit, Irani ka vendosur mina dhe ka dislokuar forca shtesë ushtarake si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore në ishullin Kharg, në pritje të një operacioni të mundshëm amerikan që synon të marrë kontrollin e tij. Administrata Trump po shqyrton përdorimin e trupave amerikane për të marrë nën kontroll ishullin e vogël në Gjirin Persik verilindor, një burim jetik...