Irani paralajmëron për sulme ndaj hoteleve që strehojnë ushtarë amerikanë
Irani, përmes agjencisë Fars dhe një deklarate të shefit të diplomacisë Abbas Araghchi, paralajmëroi operatorët e hoteleve në Lindjen e Mesme se objektet ku qëndrojnë ushtarë amerikanë mund të bëhen synime legjitime mbrojtëse nëse një praktikë e tillë vazhdon. Në paralajmërimin drejtuar hotelierëve dhe objekteve të tjera të mikpritjes në gjithë Lindjen e Mesme, Irani pretendon se hotelet dhe ndërtesat e tjera civile që përdoren nga ushtarët amerikanë për akomodim mund të trajtohen si objektiva legjitime mbrojtëse nëse kjo praktikë nuk ndërpritet. Ky qëndrim u përcoll nga agjencia gjysmëzyrtare iraniane Fars, e cila i referohet “burimeve të mirëinformuara” pranë Gardës Revolucionare Iraniane. Sipas këtyre burimeve, lokacionet që përdoren nga personeli amerikan “nuk janë të kufizuara” vetëm në Bahrejn dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Pretendohet se...
Burimi:
opinion.al