Irani paralajmëron luftë rajonale nëse sulmohet nga SHBA-të

Irani paralajmëron luftë rajonale nëse sulmohet nga SHBA-të

Udhëheqësi suprem i Iranit, ajatollah Ali Khamenei, ka paralajmëruar se çdo sulm nga Shtetet e Bashkuara do të shkaktonte një konflikt rajonal, ndërsa Uashingtoni vazhdon të shtojë praninë ushtarake pranë Iranit. “Amerikanët duhet ta dinë se nëse nisin luftë, këtë herë do të jetë një luftë rajonale”, është shprehur Khamenei, i cituar nga agjencia gjysmëzyrtare iraniane Tasnim. Më herët, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Irani ndodhet në “diskutime serioze” dhe shpreson që ato të çojnë drejt një zgjidhjeje “të pranueshme”. Edhe zyrtari më i lartë i sigurisë në Iran, Ali Larijani, tha se një kornizë për negociatat po ecën përpara. Trump ka kërcënuar me ndërhyrje ndaj Iranit për shkak të ambicieve bërthamore dhe pas shtypjes së përgjakshme të protestave kundër qeverisë. Si pjesë e forcimit...