Irani paralajmëron Britaninë: Do të konsiderohet pjesë e sulmit nëse ndihmoni SHBA-të

Irani paralajmëron Britaninë: Do të konsiderohet pjesë e sulmit nëse ndihmoni SHBA-të

  Ministri i Jashtëm i Iranit ka paralajmëruar Mbretërinë e Bashkuar se çdo leje për përdorimin e bazave britanike nga Shtetet e Bashkuara do të konsiderohet si ‘pjesëmarrje në agresion’. Deklarata u bë gjatë një bisede telefonike me Sekretaren e Jashtme britanike. Kryediplomati iranian, Abbas Araghchi, kritikoi gjithashtu qasjen që e cilësoi ‘negative dhe të njëanshme’ të Londrës, duke i kërkuar që të ndërpresë çdo formë bashkëpunimi me SHBA-në. Fillimisht, Mbretëria e Bashkuar nuk lejoi përdorimin e bazave të saj për sulmet amerikane kundër Iranit. Megjithatë, më vonë dha miratim që ato të përdoren për qëllime mbrojtëse ndaj sulmeve me raketa iraniane. Nga ana tjetër, Downing Street theksoi se Londra nuk ka marrë pjesë në sulmet fillestare dhe nuk synon të përfshihet në një konflikt...