Irani nuk ndal sulmet mbi Dubai/ Panik edhe në Kuvajt, Bahrein dhe Jordani, kërcënon edhe Hezbollahu

Irani nuk ndal sulmet mbi Dubai/ Panik edhe në Kuvajt, Bahrein dhe Jordani, kërcënon edhe Hezbollahu

Irani po hakmerret për vrasjen e udhëheqësit të tij suprem dhe sulmeve amerikane e izraelite, duke sulmuar vendet e Gjirit për të dytën ditë me radhë. Një bazë ushtarake e Emirateve Arabe është shënjestra e fundit. Raportohet se baza detare në Abu Dhabi strehonte forca ushtarake franceze, por një sulm me dronë drejt saj ka shkaktuar një zjarr të madh. Sipas, ministrisë së mbrojtjes së Emirateve të Bashkuara Arabe në të gjithë vendit ka pasur 3 viktima nga sulmet iraniane. Më herët një raketë iraniane goditi një hotel me pesë yje në zonën ekskluzive Palm Jumeirah, duke shkaktuar zjarr pranë hyrjes së godinës, ku pati edhe 4 të plagosur. autoritetet e Dubait deklaruan se zjarri ishte shkaktuar nga mbetje të një droni të kapur nga...