Irani: Nuk do ti godasim më fqinjët, Trump ta shoh në ëndër dorëzimin tonë

Irani: Nuk do ti godasim më fqinjët, Trump ta shoh në ëndër dorëzimin tonë

Teherani ka vendosur të ndalojë sulmet ndaj vendeve fqinje dhe nuk ka ndërmend t’i pushtojë ato, tha presidenti iranian Masoud Pezeshkian, duke shtuar se Republika Islamike nuk do të dorëzohet nën presion. Në një fjalim televiziv, Pezeshkian u kërkoi falje vendeve të rajonit dhe tha se Irani respekton sovranitetin e tyre. Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit hyri në javën e dytë të shtunën, me pasigurinë në rritje rreth asaj se kur mund të përfundojnë armiqësitë. Presidenti i SHBA-së,Donald Trump, kërkoi “dorëzimin pa kushte” të Teheranit, ndërsa Izraeli vazhdoi sulmet kundër objektivave në Iran dhe Liban.Pezeshkian tha se Këshilli i Përkohshëm i Udhëheqjes së vendit kishte miratuar një vendim që nuk do të kryheshin sulme me raketa kundër shteteve rajonale, përveç nëse një sulm ndaj Iranit do...