Irani nis sulme me raketa dhe dronë në Gjirin Persik, Izraeli godet Libanin

Irani nis sulme me raketa dhe dronë në Gjirin Persik, Izraeli godet Libanin

FOTO ILUSTRUESE TEHERAN- Irani lëshoi raketa dhe dronë drejt objektivave në të gjithë Gjirin Persik, përfshirë infrastrukturë nafte në Arabinë Saudite dhe një anije pranë brigjeve të Emirateve, ndërsa Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kundërpërgjigjën duke goditur objektiva në të gjithë rajonin të mërkurën. Përmes një deklarate ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite tha se shkatërroi pesë dronë që po drejtoheshin drejt fushës së madhe të naftës Shaybah në shkretëtirën Empty Quarter. Ajo shtoi se u kapën dhe u shkatërruan edhe dy dronë në Provincën Lindore. Ndërkohë, Kuvajti tha se rrëzoi 8 dronë mbi territorin e këtij shteti të vogël, por të pasur me naftë. Pranë brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe, në Ngushticën e Hormuzit, një predhë goditi një anije kontejnerësh...