Irani nis raketat ndaj Izraelit, sulme izraelite godasin objektiva në Teheran

Irani nis raketat ndaj Izraelit, sulme izraelite godasin objektiva në Teheran

Irani nisi një breshëri raketash kundër Izraelit, duke goditur zonat qendrore, veriore dhe jugore të vendit. Përgjigja izraelite përfshiu “dhjetëra” objektiva ushtarake dhe selinë e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike. Sipas mediave iraniane, goditjet shënuan edhe një spital në zonën e Rrugës Gandhi dhe një stacion policie në Shahr-e Rey, pranë Teheranit. Sipas CNN dyshohet se sulmet lanë pas disa të vrarë. Izraeli nuk konfirmoi dhe as nuk mohoi raportet për goditjen e spitalit dhe stacionit të policisë. Top Channel