Irani: Ndërprerja e internetit do të vazhdojë derisa të rivendoset siguria në vend

Irani: Ndërprerja e internetit do të vazhdojë derisa të rivendoset siguria në vend

Interneti do të mbetet i kufizuar në Iran derisa zyrtarët të përcaktojnë se siguria e plotë është rivendosur pas protestave antiqeveritare në të gjithë vendin. “Koha për t’u rikthyer në kushte normale do të njoftohet në të ardhmen dhe autoritetet duhet të na informojnë me siguri mbi konsideratat e sigurisë”, tha Mohammad Amin Aghamiri, president i Qendrës Kombëtare të Këshillit Suprem të Kiberhapësirës së Iranit. Aghamiri shtoi se ndërprerja e internetit, e cila filloi më 9 janar ishte e nevojshme për t’iu kundërvënë luftës nga armiqtë e Iranit në hapësirën kibernetike. Sipas Aghamirit, njerëzit aktualisht kanë qasje normale në shërbimet bankare dhe të blerjeve online përmes Rrjetit Kombëtar të Informacionit, NIN. “NIN është një platformë përmes së cilës ne mund të garantojmë shërbime të qëndrueshme...