Irani: Mojtaba Khamenei, në gjendje të mirë shëndetësore!
Mojtaba Khamenei IRAN- Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po mbikëqyr situatën në Republikën Islamike, tha Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi. Kjo deklaratë vjen si një përpjekje për të shuar zërat mbi gjendjen e tij. "Udhëheqësi i revolucionit është në shëndet të mirë dhe e kontrollon plotësisht situatën", tha diplomati i lartë iranian në një intervistë me Al Araby Al Jadeed. "Situata në Iran është e qëndrueshme, pa përçarje në institucionet shtetërore apo në ushtri", theksoi ai. Sipas raportimeve, Mojtaba Khamenei nuk është shfaqur publikisht që nga emërimi i tij më 8 mars. Fjalimi i tij i parë publik u transmetua nga media shtetërore më 12 mars, por u lexua nga një prezantues./ZËRI
Burimi:
zeri.ai