Irani mohon sulmin me dron në Nakhichevan, Azerbajxhani kërkon shpjegime

Irani mohon sulmin me dron në Nakhichevan, Azerbajxhani kërkon shpjegime

Ushtria iraniane ka mohuar akuzat e Azerbajxhanit se qëndron pas një sulmi me dron në rajonin e Nakhichevanit, ku mbetën të plagosur dy persona. Në një deklaratë zyrtare, forcat e armatosura iraniane theksuan se nuk kanë lëshuar asnjë dron drejt territorit të Azerbajxhanit, duke hedhur poshtë pretendimet e bëra nga autoritetet në Baku. Sipas tyre, përgjegjësia për incidentin mund t’i atribuohet Izraelit. Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit kishte akuzuar Iranin për sulmin dhe paralajmëroi se incidenti “nuk do të mbetet pa përgjigje”. Pas ngjarjes, autoritetet në Baku thirrën ambasadorin iranian për të kërkuar shpjegime. Ndërkohë, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, reagoi duke deklaruar se vendi i tij nuk merr dhe nuk do të marrë pjesë në asnjë operacion ushtarak kundër Iranit. “Ne nuk...