Irani minon ngushticën e Hormuzit/ Trump i kërcënon: Hiqini! Do të përballeni me pasoja që nuk janë parë ndonjëherë
Irani ka nisur vendosjen e minave në Ngushticën e Hormuzit, nyja më e rëndësishme energjetike në botë që transporton rreth një të pestën e gjithë naftës bruto. Lajmin e përcjell CNN, i cili citon dy persona që kanë pasur qasje në të dhënat e inteligjencës amerikane mbi këtë çështje. Irani ende zotëron rreth 80% deri në 90% të anijeve të tij të vogla dhe pajisjeve për vendosjen e minave, tha një nga burimet, kështu që forcat e tij mund të vendosin qindra mina në këtë rrugë detare. Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, i cili kontrollon aktualisht ngushticën së bashku me marinën e Iranit, e ka aftësinë të angazhojë një numër të madh anijesh për vendosjen e minave dhe të tjera të ngarkuara me...
Burimi:
top-channel.tv