Irani lëshon sërish raketa drejt Izraelit, ushtria thirrje banorëve: Shkoni në strehimore
Bota E Hënë, 2 Mars 2026 09:21 Pak më parë, Ushtria Izraelite tha në një deklaratë se kishte identifikuar raketa të lëshuara nga Irani drejt Izraelit. Komanda e Frontit të Brendshëm, dërgoi një “direktivë paraprake” në telefonat celularë në zonat përkatëse, duke u thënë njerëzve të hyjnë në një hapësirë të mbrojtur dhe të qëndrojnë atje deri në njoftim të mëtejshëm. Të paktën nëntë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pas një sulmi me raketa iraniane në qytetin izraelit Beit Shemesh të dielën – sulmi më vdekjeprurës ndaj Izraelit që nga fillimi i kësaj lufte. Sulmet me raketa vazhduan ndaj Izraelit deri të dielën në mbrëmje. Shumica u interceptuan, por njëra ra në një rrugë në zonën e Jerusalemit duke plagosur të...
Burimi:
kohajone.com