Irani konfirmon vrasjen e Komandantit të marinës së Gardës Revolucionare
Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka konfirmuar vdekjen e komandantit Alireza Tangsiri gjatë një sulmi ajror izraelit javën e kaluar. Ueb-faqja e Gardës, Sepah tha më 30 mars, pesë ditë pasi Izraeli raportoi për vrasjen, se admirali Alireza Tangsiri “nuk u mbijetoi lëndimeve të rënda” të pësuara gjatë sulmit. Izraeli kishte thënë se komandanti u vra në një sulm në Bandar Abas, një qytet-port kyç në jug të Ngushticës së Hormuzit. Në një deklaratë, Garda Revolucionare Islamike tha se Tangsiri ishte shënjestruar “gjatë organizimit dhe forcimit të forcave dhe përforcimit të mburojës mbrojtëse të ishujve dhe brigjeve” dhe vdiq “si pasojë e plagëve të marra”. Garda nuk dha detaje të tjera në deklaratë lidhur me vdekjen e Tangsirit apo pasuesin e mundshëm të tij. Në qershor të...
Burimi:
opinion.al